PRODUKTET

Politika e Privatësisë

 

Ziajashop.al mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve të saj në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale dhe në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (të ndryshuar). Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.ziajashop.al, Ziaja  mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve për kërkesa online ndaj Ziaja të cilat regjistrohen në sistemet e saj apo të ofruesve të shërbimit të autorizuar prej saj.

Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar. Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen te palët të treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit .

Ziajashop.al siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore dhe informative.