Historia e Ziaja
Kompania Ziaja është themeluar në vitin 1989 nga dy farmacistët, Aleksandra dhe Zenon Ziaja. Qëllimi ishte krijimi i preparateve medicinale dhe kozmetikës për kujdesin ndaj trupit me formula të thjeshta por efektive të bazuara në përvojën farmaceutike dhe të frymëzuar nga klima bregdetare.
Sot Ziaja është një markë e cila përfshin një gamë të gjerë produktesh moderne, të dizajnuara për të ndihmuar të gjitha llojet dhe problemet e lëkurës, si dhe për të ofruar kujdes personal gjithëpërfshirës për të gjithë familjen.
Si prodhuese e produkteve kozmetike të njohura, Ziaja është e përkushtuar që të kujdeset për ruajtjen e kushteve natyrore të jetesës për brezat e ardhshëm. Ne fokusohemi në zgjidhje jo të dëmshme për mjedisin gjatë gjithë procesit të prodhimit. Suksesi Ziaja’s buron nga puna e palodhur dhe përkushtimi i madh si dhe entuziazmi e kreativiteti.
- Motoja jonë ka qenë gjithmonë: kujdesi për shëndetin dhe mirëqenien e klientëve tanë. Arsyeja kryesore e suksesit të Ziaja është besnikëria e klienteve tanë.
- Jemi shumë krenarë që për këto 3 dekada Ziaja ka fituar një besim kaq të madh dhe ka fituar kaq shumë klientë të cilët vlerësojnë cilësinë e lartë të produkteve tona të larmishme që u lejon atyre të zgjedhin produktet e duhura të kujdesit.
- Gjatë gjithë këtyre viteve ne kemi pasur qëllim të plotësojmë nevojat e Klientëve tanë, të cilët që në fillim kanë qenë burimi ynë i frymëzimit dhe motivimit të pakufizuar.
